+355 4 45 27 394 info@eurotur.al

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login
+355 4 45 27 394 info@eurotur.al

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login

Udhetim Skandinav (6 Dite)

0
Cmimi per 1 Person / 5 Nete / 6 Dite
Çmimi590€
Cmimi per 1 Person / 5 Nete / 6 Dite
Çmimi590€
Emri*
Email*
Kerkesa juaj*
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

219

Pse duhet te pronotoni me ne?

  • Cmimet me te mira
  • Sherbim telefoni 24/7
  • Cilesi
  • Siguracion jete

Keni pyetje?

Ju lutem mos hezitoni nese keni pyetje ne lidhje me udhetimet ose pushimet tuaja ose na telefononi ne numri e telefonit.

04.452.7394

info@eurotur.al

5 Nete / 6 Dite
Tirane
Stokholm
Mosha Minimale : 18+
Informacione te pergjithshme

Është e drejtë të thuhet, Skandinavia ka një moment. Ndoshta disa momente. Me dizajn minimalist, një kuzhinë prej pesë yjeve, një jetëgjatësi të gjatë dhe një sistem shoqëror që funksionon, keto shtete jane nder shtetet me me mira te Evropës. Nga Fjordet e famshme, vijës bregdetare të Norvegjisë në tregjet e peshkut në Kopenhagë, së bashku me disa atraksione te tjera sic jane, Bergen, Lillehammer dhe Liqenet e Suedisë, shpresojme tju kenaqim ne kete udhetim dhe gjithashtu gjate ketij udhetimi do ju japim mundesine te disa surpriza përgjatë rrugës. Ju mirepresim.

Nisja

Aeroporti Nene Tereza / Aeroporti i Prishtines / Aeroporti i Shkupit

Koha e nisjes

Ne varesi te biletave te avionit

Ne cmim Perfshihet

  • Transfertat dhe shëtitjet me autobuz
  • Akomodim në hotel
  • Akomodim 1 nate ne Anije
  • Udhetimi gjate nates me Anije
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Bileta e Trenit Stockholm-Oslo
  • Shoqërues shqiptar dhe vendas gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë

Ne cmim nuk Perfshihen

  • Fluturimi vajtje -ardhje me avion
  • Hyrjet në muze dhe atraksionet turitike
  • Drekat dhe darkat
  • Biletat e transportit publik (metro, tram, anijet e linjave te brendeshme)
  • Bileta e shetitjes me anije turistike ne Kopenhagen
  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program

Aktivitetet gjate udhetimit

  • Ishullin Djurgarden (Stokolm)
  • Museu Vasa (Stokolm)
  • Bashkine e qytetit (Stokolm)
  • Sallen e inagurimit te Cmimit Nobel (Stokolm)
  • Muzeu FRAM (Oslo)
  • Udhetim gjate gjith nates me Anije ( Nga Oslo ne Kopenhagen)
  • Shetitje me anije nerper kalalet e qytetit (Kopenhagen)
  • Strogen Ostergate, Nygate (Kopenhagen)
Shenim i Rendesishem

Krevati mund te mos jete dopio, por 2 krevate tek te bashkuar.

Personi tek, ne dhome dyshe, paguan 120 Euro.

Mosha mesatare per udhetim dhe informacione te tjera:

  • Mosha mbi 18 vjec
  • Të nderuar klientë, nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë për udhëtimin tuaj, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.
  • Udhetim me avion
  • Udhetim me autobuz
  • Udhetim me Anije
  • Udhetim me tren
Intinerari

Dita e pareTirane - Stokholm

Mbas mberritjes ne aeroportin e Stokholmit, me autobuz nisemi per te vizituar qytetin. Do te vizitojme fillimisht me Ishullin Djurgarden. Ky ishull eshte nje vend i admiruar si nga vendasit ashtu dhe nga turistet. Ne shekullin e 15, ky ishull ka qene nje kopesht mbreteror. Ne kete ishull ndodhen disa nga muzete me te njohur te Stokolmit: Museu Vasa, Museu i ABBA-ve, Museu i hapur ne natyre, Skansen etj. Ne do te vizitojme nga brenda museum Vasa, ku ndodhet e ekspozuar anija mbreterore e mbytur ne shekullin e 17 dhe e nxjerre nga deti ne shekullin e 20, si dhe museun Skansen. Ndersa museu i ABBA-ve eshte i lire, mund ta vizitoje secili sipas deshires. Mbas drekes ne Gamla Stan, vizitojme Kungsgarden (kopshteve te mbretit) sot nje nga sheshet me bare dhe restorante. Me pas do te vizitojme qytetin e vjeter “Gamla Stan”. Pjesa me e bukur e qytetit te Stokholmit, rrugicat e ngushta te qytetit mesjetar, dyqanet e vogla, restorantet, baret dhe kafenete. Do ta perfundojme guiden tone tek sheshi i katedrales, pasi te kemi vizituar katedralen e Stokholmit. Mbas ketyre vizitave, shkojme ne hotel. Darka e lire ose dalje ne qender te qyteti me metro te shoqeruar nga guida. Akomodimi ne hotel.

Dita e dyte Stokholm - Oslo

Pas mengjesit do te vizitojme nje nga objektet me karakteristik te Stokholmit, Bashkine e qytetit, nga brenda. Te shoqeruar nga guida e autorizuar e bashkise do te vizitojme te gjitha sallat e bashkise, dhe vecanereshit sallen Blu, aty ku behet ceremonia e inagurimit te Cmimit Nobel. Ne oren 13.00 do te nisemi drejt stacionit te trenit per te marre trenin drejt qyteti te Oslo-s. Nisja me trenin e shpejte ne 14.14. Nje udhetim i kendshem, duke admiruar natyren qe do te shfaqet gjate rruges, dhe pse jo, ne se do te ndiqnim traditen e Suedezve, nje ushqim i pergatitur me pare do ta shtonte kenaqesine e ketij udhetimi.
Mberritje ne Oslo 19.00. Transferte me autobus ne hotel. Mbas darkes e cila eshte e lire bejme nje shetitje ne kembe te shoqeruar nga guida. Duke qene se eshte periudha ku netet jane pothuajse dite, eshte nje kenaqesi te shetisesh neper rruget e Oslos. Akomodimi ne hotel.

Dita e trete Oslo - Udhetim Naten ne Anije - Kopenhagen

Pas mengjesit, vizite e plote e qytetit ku mund te permendim: Parkun Vigeland, Operan moderne te Oslos, Keshtjellen Mesjetare Akershus, Pallatin Mbreteror, Teatrin kombetar, rrugen e bukur Karl Johans, ku do te ndalojme per kafe apo dreke. Me tej do te vazhdojme nje vizite ne bregun perballe Oslos: Bygdoy, ku mund te vizitojme muzeun e famshem: KON-TIKI. Thor Heyerdahl, shkenctar dhe eksplorator, u be i famshem kur ne 1947 beri nje udhetim me nje varke prej kashte dhe kallama nga Peruja ne Polenezi. Fare prane eshte dhe muzeumi FRAM, i cili mban emrin e anijes qe eksploroi polin e veriut, Antarktiden gjate viteve 1893 deri 1913. Vete anija FRAM eshte e ekspozuar ne mes te muzeumit ku turisttet mund te hypin ne anije, te vizitojne dhomat e saj, madje te provojne dhe veten ne disa dhoma te stimuluara me temperatura deri -20 grade. Ne oren 16.30 do te nisemi me anije per ne Kopenhagen. Ky udhetim do te jete nje kenaqesi me vete. I pajisur me te gjitha fasilitet, restorante, bare moderne, disko, muzike live, pishina. Akomodimi ne dhoma 2-she. Nata ne krociere.

Dita e katertKopenhagen

Mengjesi bufe e hapur i perfshire ne anije. Mberritja ne Kopenhagen ne oren 09.45. Ne oren 10.00, nga terminali i krocerave do te hypin ne nje autobuz per te bere nje shetitje panoramike te qytetit. Ndalese ne nje nga zonat me te bukura te Kopenhagenit sic eshte ajo e Nyhavn. Vizite ne Pallatin mbreteror AmalienBorg. Udhetimi do te zgjase 4 ore me autobus. Mbas ketyre vizitave shkojme ne hotel. Darka e lire. Akomidimi ne hotel.

Dita e pesteKopenhagen

Pas mengjesit do te shkojme ne terminalin e anijeve turistike, ku do te vizitojme qytetin e Kopenhagenit nga kanalet me uje deti. Ky udhetim zgjate rreth 1 ore. Mbas drekes do te jeni te lire per te shijuar pjesen e mbetur te dites sipas preferencave tuaja. Opsionet: Parku i argetimit Tivoli, kopshti Botanik, Keshtjella Rosenberg, shetitje apo shooping ne rruget e bukura kembesore: Strogen Ostergate, Nygate etj. Akomodimi ne hotel.

Dita e gjashteKopenhagen - Tirane

Paradite e lire ne Kopenhagen. Me pas nisja me autobus nga hoteli drej aeroportit. Fluturimi me avion nga Kopenhageni. Mberritja ne Tirane ku mbaron edhe sherbimi yne.

Harta e Udhetimit

Foto nga udhetimi