+355 4 45 27 394 info@eurotur.al

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login
+355 4 45 27 394 info@eurotur.al

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login

Zbulo Jordanine (8 Dite)

0
Cmimi per 1 Person / 7 Nete / 8 Dite
Çmimi1,550€
Cmimi per 1 Person / 7 Nete / 8 Dite
Çmimi1,550€
Emri*
Email*
Kerkesa juaj*
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

166

Pse duhet te pronotoni me ne?

  • Cmimet me te mira
  • Sherbim telefoni 24/7
  • Cilesi
  • Siguracion jete

Keni pyetje?

Ju lutem mos hezitoni nese keni pyetje ne lidhje me udhetimet ose pushimet tuaja ose na telefononi ne numri e telefonit.

04.452.7394

info@eurotur.al

7 Nete / 8 Dite
Tirane
Amman, Jordani
Mosha Minimale : 18+
Informacione te pergjithshme

Turi, Zbulo Jordanine fillon dhe përfundon në Amman. Zbulo Jordanine është një tur që zgjat 8 ditë duke filluar nga Amman, kryeqyteti i Jordanise, nëpër destinacione të tjera në Azi. Shkretëtira mahnihtese, formacione e shkembinjeve ne Wadi Rum, fasadat e fshehura në Petra dhe rrënojat e lashta romake në Jerash, e bëjnë Jordanin një parajsë aventurash të vërtetë dhe ky udhëtim frymëzues në Lindjen e Mesme do jete per ju nje udhetim i paharruar. Ju mirepresim

.

Nisja

Aeroporti Nene Tereza / Aeroporti i Prishtines / Aeroporti i Shkupit

Koha e nisjes

Ne varesi te biletave te avionit

Ne cmim Perfshihet

  • Transfertat dhe shëtitjet me furgon
  • Akomodim në hotel
  • Akomodimi 1 nate ne kamp
  • Jeep Safari
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Shoqërues lokal gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë

Ne cmim nuk Perfshihen

  • Fluturimi vajtje -ardhje me avion
  • Hyrjet në muze dhe atraksionet turitike
  • Drekat dhe darkat
  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program
  • ( VIZAT), agjensia nuk e merr persiper kete sherbim

Aktivitetet gjate udhetimit

  • Jeep Safari n shkretetire (Wadi Rum)
  • Shetitje me Deve per 30 min (Wadi Rum)
  • Vizite ne (Petra)
  • Vizite ne keshtjellen (Shobak)
  • Vizite ne fshatin arkeologjik (Dana)
  • Vizite ne kishen e shen Georges (Madaba)
  • Vizite ne Detin e Vdekur
  • Vizite ne zonen me te famshme Arkeologjike (Jerash)
Shenim i Rendesishem

Krevati mund te mos jete dopio, por 2 krevate tek te bashkuar.

Personi tek, ne dhome dyshe, paguan 120 Euro.

Mosha mesatare per udhetim dhe informacione te tjera:

  • Mosha mbi 18 vjec
  • Të nderuar klientë, nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë për udhëtimin tuaj, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.
  • Udhetim me autobus
  • Shetitje me Deve
  • Jeep Safari
Intinerari

Dita e pare Tirane - Amman

Mirë se erdhët në Amman, Jordani, Një qytet kozmopolit dhe bashkëkohor, me shume histori biblike. Me mbërritjen në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretëreshës Alia të Ammanit, do të takohemi me shoqeruesin vendas dhe do të transferoheni në hotel. Nëse ndodh që të arrijme herët, fillimisht vizitojme kështjellën me pamjet e saj të mrekullueshme të Ammanit, Muzeun e Jordanise, shkrimet e vjetra origjinale te Detit të Vdekur, Teatrin Romak qe ndodhet në qendër të qytetit te Ammanit. Akomodimi ne hotel.

Dita e dyteAmman - Wadi Rum

Pas mëngjesit, do të udhëtojme permes shkretëtirës, per në magjinë e Wadi Rum (4.5 orë) me një peizazh mahnites i rrethuar nga malet. Sapo te mberrijme ne Wadi Rum do takojme mikpritesit tane Beduinë. Me pas bejme vizitojme disa formacione shkëmbore të Wadi Rum, një mundësi për të zhytur në heshtjen e madhe te zones dhe peizazhet spektakolare të shkretëtirës. Nihemi me miqtë Beduin dhe me Deve shkojme drej çadrave tradicionale Beduin të vendosur thellë ne Wadi Rum. Beduinët jetojnë në kampe të shpërndara në të gjithë zonën dhe ne do kalojme naten një nga këto kampe. Akomodimi ne kamp.

Dita e treteWadi Rum - Aqaba

Mbas menjgesit, shohim një lindje spektakolare te diellit nga kampi ne mes të shkretëtirës. Me pas largohemi nga Wadi Rum për qytetin e Akabës në Detin e Kuq. Akomodohemi ne hotel dhe në mbërritje bejme nje vizite të shkurtër të Aqaba me shoqeruesin tone. Fillimisht vizitojme fortesen e vogël e Mamlukut Otoman, që daton nga shekulli i 14-të nga ku Lorenci i Arabisë jetoi per disa kohe dhe ky vend ja vlen ta vizitohet. Me pas argetohemi ne ujrat e pastra te detit te kuq dhe me pas shkojme ne hotel. Akomodimi ne hotel.

Dita e katertAqaba - Petra

Mbas mengjesit vizitojme pjesen e mbetur qe mbeti pa vizituar në Aqaba dhe me pas udhëtojme per në qytetin e famshëm të Petrës. Kjo zone ka qene e panjohur për botën perëndimore deri në 1812, kur u zbulua nga Johann Ludwig Burckhardt, një eksplorues zviceran qe u pasua nga John William Burgon si një qytet gjysmë i vjetër. Ta themi thjesht, është një vend i lashtë i pabesueshëm që ndoshta e keni pare ne filmin, Indiana Jones. Akomodimi ne hotel.

Dita e pestePetra

Mbas mengjesit vizitojme Petren e cila eshte futur ne listen e 7 mrekullive te reja te botes. Petra është xhevahiri i Jordanit, qyteti i humbur i Nabatit të Biblës. Pamja e Petrës – fasada e lavdishme e Thesarit. Rruga e ngushte dhe dredha dredha e njohur si ngushtica Siq – është ndoshta pamja e vetme më e mrekullueshme ne gjithë rajonin. Muret e shkëmbinjeve qe te cojne ne Petra jane 180 metra te larte, në të dyja anet por surpriza më e madhe eshte Petra dhe madhësia e saj. Me shoqeruesin tone do të eksplorojme rrugën e vjetër romake, amfiteatrin dhe disa varre të vjetra. Kush mundet te ngjitet në Manastirin e gdhendur nga një faqe malore eshte i lire ta beje kete dhe nga lart do shijoni fasadan e dytë me bukur te vendit. Kjo ditë do jete nje nga ditet tuaja me te paharrueshme sepse po eksploroni nje vend vërtet të jashtëzakonshëm dhe sigurisht që do të jetë një nga pikat kryesore të udhëtimit tuaj. Akomodimi ne hotel.

Dita e gjashtePetra - Amman

Mbas mengjesit nisemi për ne kështjellën e lashtë të kryqtarëve në Shobak, e cila ka një pamje imponuese. U ndërtua fillimisht për të mbrojtur krahun lindor të Mbretërisë dhe rrugët e saj tregtare per në det, para se te pushtohej nga Mbreti Saladin më 1189. Shëtisim neper kete vend dhe zbulojme një kishëz të vogël. Me pas per afro gjysmë ore vizitojme fshatin e lashtë në Dana, në buzë të Rezervatit të Biosferës në Dana, ku artizanët vendës shesin stoli argjendi. Me pas nisemi per në Madaba (afërsisht 3 orë), ku do vizitojme një numër te madh të mozaikëve bizantine. Vizitojme gjithashtu Kishën Ortodokse Greke të Shën Gjergjit ku ne kete kishe do shihni një hartë mbresëlënëse të mozaikut të Tokës së Shenjtë që përshkruan qartë Palestinën dhe Egjiptin e vjeter, rreth vitit 550 pas Krishtit. Me pas nisemi per në Amman dhe mberrijme pasditen e vonë. Akomodimi ne hotel.

Dita e shtateAmman

Mbas mengjesit largohemi nga Ammani me makinë per në veri (rreth 1 orë) në Jerash, dikur një nga qytetet më të mëdha romake në botë. Këtu janë disa nga gërmadhat më të mirembajtura greko-romake. Zona ka qene si një vend i preferuar i perandorit Hadrian, dhe ketu ka një koleksion të mrekullueshëm të arkivave dhe teatrove, banjove, ndërtesat publike dhe rrugët e kolonizatoreve. Kolona të mëdha jonike rrethojnë qendrën e qytetit, Plaza Oval, një vend mrekullisht atmosferik për t’u eksploruar në Jerash. Me pas nisemi per ne (1.5 orë) brigjet e Detit të Vdekur, pikën më e ulët në planet (420 metra nën nivelin e detit). Ky nuk është me të vërtetë një det, por një liqen i kripur (i vdekur për shkak të mungesës së jetës në të) ku dendësia e ujit do të thotë se nese do të shkosh për një notuar, nuk mundesh per shkak te dendesise dhe ketu nuk notohet por duhet te qendroni pa levizur ne uje dhe duhet te keni kujdes sepse uji i kripur nuk duhet tju hyje ne sy sepse do perjetoni nje djegie te forte. Më pas do të kthehemi në Amman, ne hotel (rreth 1 orë larg). Akomodimi ne hotel.

Dita e teteAmman - Tirane

Mbas mengjesit udhëtimi yne përfundon dhe behemi gati per tranferen per ne aeroport. Kthimi ne Tirane ku edhe mbaron sherbimi yne. Falemiderit.

Harta e udhetimit

Foto nga udhetimi