+355 4 45 27 394 info@eurotur.al

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login
+355 4 45 27 394 info@eurotur.al

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login

Udhetim ne Marok (8 Dite)

0
Cmimi per 1 Person / 7 Nete / 8 Dite
Çmimi890€
Cmimi per 1 Person / 7 Nete / 8 Dite
Çmimi890€
Emri*
Email*
Kerkesa juaj*
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

299

Pse duhet te pronotoni me ne?

  • Cmimet me te mira
  • Sherbim telefoni 24/7
  • Cilesi
  • Siguracion jete

Keni pyetje?

Ju lutem mos hezitoni nese keni pyetje ne lidhje me udhetimet ose pushimet tuaja ose na telefononi ne numri e telefonit.

04.452.7394

info@eurotur.al

7 Nete / 8 Dite
Tirana
Marakesh
Mosha Minimale : 18+
Informacione te pergjithshme

Imagjinoni një vend me karizmin e Evropës, pasionin e Afrikës dhe hijeshinë e Lindjes së Mesme. Një vend ku kulturat e lashta janë të ndërthurura me peizazhe dramatike dhe qytete të vjeter ne kohë te cilat i japin një pamje perandorake të së kaluarës. Tani, e gjithë familja mund të bjerë nën magjinë e Marokut në një aventurë të mbushur me argetim dhe veprim nga Marrakeshi magjik në portin e vjetër pirat të Essaouira, duke mbuluar gjithçka nga shkretëtira me deve në plazhet me uje te paster përgjatë rrugës. Pra, nëse është në rrugët e errëta, midis rrënojave romake të shkatërruara ose nën malet Atlas të mbuluara me dëborë – joshja e Marokut do të jetë e pamundur të injorohet. 

Turi familjar ne Maroku, fillon dhe përfundon në Marrakesh. Ky tur familjar zgjat 8 ditë dhe do jete nje udhetim i paharruar. 

Nisja

Aeroporti Nene Tereza / Aeroporti i Prishtines / Aeroporti i Shkupit

Koha e nisjes

Ne varesi te biletave te avionit

Ne cmim Perfshihet

  • Transfertat dhe shëtitjet me furgon
  • Akomodim në hotel
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit
  • Shoqërues shqiptar dhe vendas gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë

Ne cmim nuk Perfshihet

  • Fluturimi vajtje -ardhje me avion
  • Hyrjet në muze dhe atraksionet turitike
  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program
  • Drekat dhe darkat

Aktivitetet gjate udhetimit

  • Shfaqja e gatimit të bukës
  • Udhetim me Deve
  • Fabrike tradicionale per perpunimin e lekures
  • Vizita ne qytetin e Marakeshit
Shenim i Rendesishem

Krevati mund te mos jete dopio, por 2 krevate tek te bashkuar.

Personi tek, ne dhome dyshe, paguan 120 Euro.

Mosha mesatare per udhetim dhe informacione te tjera:

  • Mosha mbi 18 vjec
  • Të nderuar klientë, nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë për udhëtimin tuaj, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.
  • Udhetim me furgon
  • Udhetim me Deve
Intinerari

Dita e pareTirane - Marakesh

Mirë se vini në Marok. Marrakech eshte nje qytet i famshem një botë e tregjeve të erëzave, muzikë, qilima, ushqime të këndshme dhe kopshte të shumta. Mbas mberrijme ne aeroport, takohemi me shoqeruesin vendas dhe shkojme ne hotel. Akomodimi ne hotel.

Dita e dyteMarakesh - Aroumd

Mbas mengjesit fillojme aventurën duke shkuar në fshatin Imlil (afërsisht 2 orë me makinë), fshati më i madh në Luginën e Mizane. Me makine do shijojme rrugen spektakulare te Tizi n’Tichka (2,260 metra mbi nivelin e detit) per në Parkun Kombëtar Toubkal. Arrijme në qytetin e quajtur Imlil.
Ecja në fshatin tradicional malor do të marrë një orë, larg nga bota moderne. Nëse nuk ndjeheni mirë me ecjen, ne mund të marrim një mushkë me qera. I rrethuar nga burime ujore shkëmbore, fshati i largët i Aroumdit ofron pamje mahnitëse me malet e larta të Atlasit dhe një mundësi unike për të përjetuar kulturën tradicionale Marokene. Kalojme natën në një shtëpi familjare (gite) në Aroumd. I rrethuar nga era e drurëve dhe bukës, bashkohemi me familjen mikpritëse dhe shijojnë ushqimin e gatuar posacerisht per ne.

Dita e trete Aroumd - Zaouit Ifergane

Këtë mëngjes do të kemi një demonstrim se si gatuhet buka dhe kush deshiron te beje një shëtitje përreth fshatit Imlil. Me pas do të udhetojme per në Zaouite Ifergan duke kaluar nëpër disa fshatra tradicional Maroken dhe rruges bejme një ndalesë në një nga xhamitë më të vjetra prane maleve Altas ku mësojmë për dinastinë saadian dhe në cilën epokë është ndërtuar kjo xhami. Me pas vazhdojmë rrugen me makinë nëpër malet e larta Altas, nëpërmjet grykes se Tasti n Tast që do t’ju ofroje një pamje të mrekullueshme të fushës më të madhe të Sous. Mbasi arrijme ne hotelin tone, në orët e vona të pasdites, shtrytezojme pishinen për të notuar dhe relaksuar. Akomodimi ne hotel.

Dita e katert Zaouit Ifergane

Mbas mengjesit kohe e lirë. Nese deshironi ju mund te beni nje ecje ne kembe përmes oazave ose të eksploroni fshatrat lokale. Oazet jane te shumte ne zone, plot me pemë palme dhe rrëke të ujit, duke i dhënë asaj një atmosferë ekzotike. Akomodimi ne hotel.

Dita e peste Zaouit Ifergane - Essaouira

Pas mëngjesit është koha për një udhëtim të shkurtër në qytetin Taroudant (rreth 30 minuta). Ky qytet i bukur, konservator ( i quajtur “Pak Marrakesh”) ka një fabrikë lëkure dhe aty do te shihni se si prodhohen lekurat ne menyren tradicionale. Mallrat prej lëkure Marokene janë shumë të njohura ne gjith boten. Është rasti per te bere fotografi interesante e artizanatit të modës së vjetër dhe një shans për të pare dhe blere sende te prodhuara me dore nga artizanet e ketij rajoni.
Me pas udhëtojme në brigjet e Sidi Kaouki (rreth 4 orë). Aty na presin Devete dhe udhëtojme nëpër dunat e rërës, duke shijuar peizazhin mahnites. Kjo aventure mund te quhet pa frike the best i ketij udhetimi. Ne shkretetire, drekojme dhe kushdo mund te zhytet ne ujrat e paster te oazave dhe pastaj rikthehemi në autobus dhe nisemi per në Essaouira (rreth 30 minuta).
Ky qytet artistesh ka qene ish koloni tregtare portugeze dhe dikur ishte shtëpia e komuniteve të mëdha britanike dhe hebraike. Qyteti përballet me një grup ishujsh shkëmbor të quajtur Mogador dhe është e rrethuar nga një hapësirë ​​me plazhe ranore dhe duna. Është ende një port peshkimi dhe ky port i bukur është i mbushur me anije peshkimi. Akomodimi ne hotel.

Dita e gjashteEssaouira

Mbas mengjesit, kohe e lire për të eksploruar qytetin e Essaouira. Endemi neper rruget e qytetit dhe marrim rrugen per në port ku do shohim tregjet e peshkut dhe aty do shohim se si behet ankandi i shitjes se pershkut, nje ankand i përditshëm. Një pjatë e freskët me peshk është shumë e rekomanduar. Me pas vizitojme galeritë e artit ku janë shfaqur pjesë unike lokale. Qyteti është duke u bërë i njohur për drurin e saj nga i cili formohen sende delikate. Vazhdojme vizitat ne qytet i njohur per parfumet e vajzave dhe gjithashtu do vizitioje dyqanet e shumta te zones. Akomodimi ne hotel.

Dita e shtateEssaouira - Marakesh

Mbas mengjesit, largohemi nga Essaouira dhe udhëtojme drejt Marraksh (rreth 3 orë). Mbasi mberrijme vizitojme qendrën e qytetit dhe nisemi drejt sheshit kryesor te Djemaa el-Fna. Ky eshte vendi kryesor ne Marok per tregtaret lokal, shitesve te kepuceve këpucarët, bizhuteritë, vreshtarët, veres, pantoflave te famshme dhe sendeve te tjera. Ky gjithashtu eshte sheshi kryesor ne Marok ku do shohim magjistarët dhe xhonglerët dhe shfaqjet me gjarpernj, identike me fimat hollivudian. Në mbrëmje mund te drekojme ne restorantet e shumte te ketij sheshi. Akomodimi ne hotel.

Dita e teteMarakesh - Tirane

Mbas mengjesit, udhëtimi tone i vjen në fund dhe pregatitemi te nisemi drejt aeroportit dhe kthim ne Tirane.

Harta e udhetimit

Fotot e udhetimit
WhatsApp chat