+355 4 45 27 394 info@eurotur.al

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login
+355 4 45 27 394 info@eurotur.al

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login

Thesaret e Vietnamit (10 Dite)

0
Cmimi per 1 Person / 9 Nete / 10 Dite
Çmimi1,550€
Cmimi per 1 Person / 9 Nete / 10 Dite
Çmimi1,550€
Emri*
Email*
Kerkesa juaj*
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

140

Pse duhet te pronotoni me ne?

  • Cmimet me te mira
  • Sherbim telefoni 24/7
  • Cilesi
  • Siguracion jete

Keni pyetje?

Ju lutem mos hezitoni nese keni pyetje ne lidhje me udhetimet ose pushimet tuaja ose na telefononi ne numri e telefonit.

04.452.7394

info@eurotur.al

9 Nete / 10 Dite
Tirana
Hanoi
Mosha Minimale : 18+
Informacione te pergjithshme

Ky tur në Vietnamit fillon në Hanoi dhe mbaron ne Saigon, zgjat 10 ditë duke kaluar përmes Hanoi dhe destinacioneve të tjera në Vietnam. Ky udhëtim përfshin magjinë e Vietnamit: veriut konservator, trashëgiminë e pasur të qyteteve perandorake, peisazhin bregdetar, fshatrat, kodrinat rurale me malet e larta, jetën plot gjallëri të Saigonit dhe Deltën e Mekongut.

Ne do perballemi me një kulturë që po zhduket; gatimin tradicional Vietnamez, larjen e rrobave ne lumejnt e Vietnamit shoqëruar me tregun tradicional Vietnamez, ku tregataret lokal, pervec shit blerjeve ne treg, improvizojne lojëra te ndryshme lokale. Kjo paradë dehëse e jetës së përditshme Vietnameze mund të na lërë kujtimet të forta ne mendjet tona, po aq sa peizazhet e mrekullueshme dhe kuzhina e mahnitshme.

 

Nisja

Aeroporti Nene Tereza / Aeroporti i Prishtines / Aeroporti i Shkupit

Koha e nisjes

Ne varesi te biletave te avionit

Ne cmim Perfshihet

  • Akomodimi ne hotel
  • Transporti per te gjith intinerarin
  • Biletat e trenit nga Hanoi - Lao Cai - Hanoi
  • Shoqerues vendas gjate diteve te udhetimit

Ne cmim nuk Perfshihet

  • Fluturimi vajtje -ardhje me avion
  • Hyrjet në muze dhe atraksionet turitike
  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program
  • Drekat dhe darkat
  • Shpenzimet personale

Aktivitetet gjate udhetimit

  • Lundrim me anije
  • Udhetim me tren
Shenim i Rendesishem

Krevati mund te mos jete dopio, por 2 krevate tek te bashkuar.

Personi tek, ne dhome dyshe, paguan 120 Euro.

Mosha mesatare per udhetim dhe informacione te tjera:

  • Mosha mbi 18 vjec
  • Të nderuar klientë, nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë për udhëtimin tuaj, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.
  • Autobus privat
  • Lundrim me Anije
  • Udhetim me tren
Intinerari

Dita e pareTirana - Hanoi

Pas mberritjes ne Aeroport, takohemi me shoqeruesin vendas dhe udhetojme drejt hotelit. Duke perfituar nga mberrtija heret ne Hanoi, ata te cilet edhe pse te lodhur nga fluturimi i gjate, nuk duan te humbin kohe por fillojne me vizitat dhe eksplorimin e qytetit dhe fillojme me ecjen nëpër rrugët e gjera me pemë te vjetra te cilat datojne nga periudha franceze. Shijojme bukurine e zbehur koloniale ku baret dhe kafenete e shumta nderthuren shume bukur me ndërtesat madhështore të një epoke të kaluar. Akomodimi ne hotel.

Dita e dyteHanoi - Halong (Fjetja ne Anije)

Mbas mengjesit udhëtojme për afër 4 orë në Halong. Ne Halong do perballemi me një nga pamjet më të bukura të Azisë Juglindore ku majat e gurit gëlqeror arrijne deri ne 3000 m lartesi dhe gjithashtu do shijojme bukurite e detit me ngjyre smeraldi. Udhetojme mes këtij peisazhi të mahnitshëm karstik dhe gjithashtu shijojmë një drekë tradicionale në bordin e Anijes. Naten e kalojme ne Anije.

Dita e treteHalong - Hanoi - Dong Hoi (Fjetja ne tren)

Vazhdojmë të lundrojmë përreth Halong Bay gjate mëngjesit, para se të kthehemi në port. Pastaj kthehemi në Hanoi ku kemi pak kohë të lirë për të eksploruar këtë qytet interesant. Pasdite vonë, shkojme në stacionin e trenit për udhetimim tonë gjatë natës per në Dong Hoi, 500 km në jug të Hanoi. Fjetja ne tren.

Dita e katertDong Hoi - Phong Nha

Mbërrijme në Dong Hoi ne mengjes dhe me pas nisim udhëtimin tone për në Parkun Kombëtar Phong Nha Ke Bang. I vleresuar si pjese Trashëgimisë Botërore të UNECKO-s në vitin 2003, Parku Kombëtar përbehet nga malet më të vjetra karstike në Azi. I rrethuar me qindra sisteme shpellash dhe lumenj spektakolar nëntokësorë, kjo është një zonë shumë e frekuentuar për turizmin. Fillimisht do të eksplorojmë shpellën e Thien Duong, e njohur në vend si Shpella e Xhenetit. Kjo shpelle u zbulua në vitin 2005 nga eksplorues Britanik me ndihmën e një fshatari lokal i cili kishte dëgjuar fishkëllimin e ujit gjate kohes qe ai punonte ne tokat e tij afer shpelles. Pas drekës, me anije, ne do të vizitojmë shpellën Phong Nha. Akomodimi ne hotel.

Dita e pestePhong Nha - Hue

Mbas mengjesit, nisim udhëtimin tonë në Hue, ku sot do ndalojme te vizitojme tunelet e luftës, Vinh Moc. Keto tunele jane te njohura por jo me shume se tunelet Cu Chi në jug. Këto tunele u përdorën kryesisht si strehime gjatë Luftës së Vietnamit. Gjatë kohës së bombardimeve, jeta e fshatit vazhdoi nëntokë ku fëmijët shkuan në shkollë e ndertuar nentoke ne kohen e luftes.
Ndalesa tjetër eshte në urën Hien Luong, që kalon mbi lumin Ben Hai. Kjo ure ishte pjesë e kufirit midis Veriut dhe Jugut Vietnami, nga viti 1954 deri në ribashkimin në vitin 1975. Ne do të arrijmë në Hue në mesditë dhe do të kemi pak kohë të lirë përpara darke. Akomodimi ne hotel.

Dita e gjashteHue - Hoi An

Hue është qendra kulturore dhe historike e Vietnamit, dhe ka shumë për të parë. Pamja më e bukur e qytetit mbreteror me mure 6 milje gjatësi dhe brenda ketyre mureve janë pallatet dhe sallat Mandarin, mbetjet e Qytetit të Ndaluar, ku nuk lejohej asnje njeri, pervec perandoreve eunuk dhe konkubinave te tyre. Qyteti i purpurt, pothuajse u shkatërrua totalisht gjatë ofensives në Luftën e Vietnamit, por rrënojat e mbuluara me gjethe janë akoma te dukshme dhe gjithashtu jane te ruajtura vrimat e hapura nga bombat te cilat japin një ide për ata cka ndodhur në vend gjatë luftës. Me pas izitojmë qytetitn Perandorak. Me pas vizitojme, Pagoda e cila ka qene nje qendër proteste kundër qeverisë në fillim të viteve 1960 dhe gjithashtu ketu ndodhet dhe makina tip Austin që transportonte murgun Thich Quang Duc në Saigon në vitin 1963, ku ai dogji veten në protestë kundër Presidentit. Fotografia e vetë-flijimit të tij u shtyp në gazeta në të gjithë botën. Me pas nisemi per ne Hoi An, 19 km larg. Akomodimi ne hotel.

Dita e shtateHoi An

Mbas mëngjesit do të nisim ne udhetim në këmbë ne Hoi An, qytet port tregtar që daton në mesin e shekullit të 16-të. Tani ky port eshte një muze i jashtezakonshme, me shtëpitë e drurit të tregtarëve dhe tempujt me stil faltor me ndikime arkitekturore kineze, japoneze, vietnameze dhe evropiane. Ky qytet port eshtë gjithashtu një vend i mrekullueshëm për shopping, ku eshte per tu permendur dyqanet e mëndafshit dhe tregu i rrobave. Pasdite e lirë, opsionale, nje shetije me biçikletë nëpër tregjet lokale, shkollave dhe fshatrave para se të vazhdoni në plazhin e Cua Dai (5 km). Akomodimi ne hotel.

Dita e teteHoi An - Saigon

Mbas mengjesit nisemi per ne Da Nang dhe pastaj fluturojmë në Ho Chi Minh City (Saigon), një qytet emocionues dhe absorbues ku skutat e rrugëve dhe tempujt fantastik harmonizohen shume bukur me zhvillimet moderne. I shkatërruar nga Lufta e Vietnamit, Saigoni është një qytet ku lulezon tregtia e lire. Këtu, ne do vizitojme Tregun Ben Thanh, Pallatin e Ribashkimit, Katedralen e Notre Dame dhe Muzeun e Luftës. Muzeu ka një numur rekord fotosh të Luftës së Vietnamit. Akomodimi ne hotel.

Dita e nenteSaigon - Mekong Delta - Saigon

Mbas mengjesit nisim udhëtimi jashtë qytetit dhe shkojmë drejt fshatit te bukur te Delta Mekong për një tur ditor. I njohur si ‘tasi i orizit’ te Vietnamit, ky rajon prodhon shumicën e frutave të Vietnamit, kallam sheqerit dhe Kokonat. Me pas do bejme nje lundrim me varkë dhe ndalemi të shohim disa industri të vogla përgjatë rrjedhes. Ne do të lundrojme me sampan, një varkë tradicionale me peshkim qe vazhdon te jete shume popullore edhe sot, e perdorur si forma kryesore e transportit shume kohe me pare. Pas vizitave kthehemi në Saigon. Akomodimi ne hotel.

Dita e dhjeteSaigon - Tirana

Mbas mengjesit pregatitemi te kthehemi ne Tirane.

Harta e udhetimit

Foto nga Vietnami