+355 4 45 27 394 info@eurotur.al

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login
+355 4 45 27 394 info@eurotur.al

Login

Sign Up

After creating an account, you'll be able to track your payment status, track the confirmation and you can also rate the tour after you finished the tour.
Username*
Password*
Confirm Password*
First Name*
Last Name*
Email*
Phone*
Country*
* Creating an account means you're okay with our Terms of Service and Privacy Statement.

Already a member?

Login

Eksploroni Singaporin (4 Dite)

0
Cmimi per 1 Person / 3 Nete / 4 Dite
Çmimi1,200€
Cmimi per 1 Person / 3 Nete / 4 Dite
Çmimi1,200€
Emri*
Email*
Kerkesa juaj*
Save To Wish List

Adding item to wishlist requires an account

208

Pse duhet te pronotoni me ne?

  • Cmimet me te mira
  • Sherbim telefoni 24/7
  • Cilesi
  • Siguracion jete

Keni pyetje?

Ju lutem mos hezitoni nese keni pyetje ne lidhje me udhetimet ose pushimet tuaja ose na telefononi ne numri e telefonit.

04.452.7394

info@eurotur.al

3 Nete / 4 Dite
Tirana
Singapor
Mosha Minimale : 18+
Informacione te pergjithshme

Singapori është një qytet-shtet ishullor sovran në Azinë Juglindore. Ai shtrihet pranë skajit jugor të Gadishullit Malaja dhe është 137 km në veri të ekuatorit. Territori i vendit përbëhet nga ishulli në formë rombi, zakonisht të referuara si Ishulli i Singaporit dhe më shumë se 60 ishuj të vegjël. Vendi është i urbanizuar shumë. Territori i vendit zgjerohet vazhdimisht përmes bonifikimit, krijimit të tokës nga deti. Singapori modern u themelua në 1819 nga Sir Stamford Raffles si një pikë tregtare e kompanisë India Lindore me leje nga Sulltanati i Johorit. Britanikët morrën sovranitetin mbi ishullin në 1824 dhe Singapori u bë një nga vendbanimet britanike të Ngushticave në 1826. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Singapori u pushtua nga japonezët. Ai e deklaroi pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1963 dhe u bashkua me territoret e tjera britanike për të formuar Malajzinë, nga e cila u përjashtua dy vjet më vonë me anë të një akti unanim të parlamentit. Që atëherë, Singapori është zhvilluar me shpejtësi, duke fituar njohjen si një nga Katër Tigrat Aziatikë.

Singapori është një qendrat më të mëdha tregtare në botë, me qendrën e katërt më të madhe financiare dhe një nga pesë portet më të ngarkuara. Në termat e vlerës së fuqisë blerëse, Singapori ka të ardhurat për frymë të tretat më të larta në botë. Ai është ndër vendet e para në renditjen ndërkombëtare në lidhje me arsimin, kujdesin shëndetësor, transparencën e qeverisë, dhe konkurrueshmërisë ekonomike. Eksploro Singaporin eshte nje qe fillon dhe mbaron në Singapor dhe që zgjat 4 ditë, duke kaluar përmes Singaporit dhe destinacioneve të tjera në Singapor. Një qytet – shtet që mburret per jeten harmonike të kulturave Kineze, Malajzise, Indiane dhe kuzhinën dhe tradicionale lokale.

 

Nisja

Aeroporti Nene Tereza / Aeroporti i Prishtines / Aeroporti i Shkupit

Koha e nisjes

Ne varesi te biletave te avionit

Ne cmim Perfshihet

  • Akomodimi ne hotel
  • Transporti per te gjith intinerarin
  • Shoqerues vendas gjate diteve te udhetimit

Ne cmim nuk Perfshihet

  • Fluturimi vajtje -ardhje me avion
  • Hyrjet në muze dhe atraksionet turitike
  • Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program
  • Drekat dhe darkat

Aktivitetet gjate udhetimit

  • Vizita ne qytetin e Singaporit
  • Parlamentin e Singaporit
  • Teatrin Viktorian
  • Kopshtin botanik
Shenim i Rendesishem

Krevati mund te mos jete dopio, por 2 krevate tek te bashkuar.

Personi tek, ne dhome dyshe, paguan 120 Euro.

Mosha mesatare per udhetim dhe informacione te tjera:

  • Mosha mbi 18 vjec
  • Të nderuar klientë, nëse jeni të pajisur dhe shfrytëzoni Pasaportën e Republikës së Shqipërisë për udhëtimin tuaj, dokumenti juaj i udhëtimit duhet të ketë vlefshmëri të paktën 6 (gjashtë) muaj nga data e kthimit.
Intinerari

Dita e pare Tirane - Singapor

Me mbërritjen në Aeroportin Changi të Singaporit do të takoheni me shoqeruesin vendas dhe transferoheni në hotelin i cili eshte në qendër te Singaporit. Nisim vizitat në kete qytet ekzotik dhe fillimish vizitojme një qendër elegante, multi-kulturore biznesi qe eshte i rrethuar nga gjelberimi. Akomodimi ne hotel.

Dita e dyteSingapor

Mbas mengjesit vizitojme monumetin e Raffles Landing, ku Sir Stamford Raffles besohet të ketë shkelur i pari kete vend ne 1819 në kërkim të një porti të ri tregtar për kompaninë British East India. Shëtisim nëpër zemren e Singaporit, duke admiruar monumentet që zbulojnë trashëgiminë koloniale të qytetit, duke përfshirë edhe ish Shtëpinë e Parlamentit, Teatrin Victoria, ndërtuar fillimisht si Bashkia në vitin 1862 dhe ndërtesa e Gjykatës së Lartë të Vjetër. ‘Kulturë dhe tradite’ vazhdojme me vizitat në lagjen e kinezëve dhe lagjen e Indise se vogel, traditat e tyre të pasura dhe gjithashtu duke shijuar erë ekzotike, pamje e rrugeve aktive te ketij qyteti. Me pas vizitojme parkun e Orkideas, si pjese e trashegimise boterore, UNESCO-të (Singapore Botanic Gardens ) ku ju bejme një shëtitje të bukur nëpër Kopshti Kombëtar, një shfaqje e bimeve zvarritese dhe mbi lule 60.000 Orkidea. Pjesa tjetër e pasdites është kohën e lirë. Akomodimi ne hotel.

Dita e treteSingapor

Mbas mengjesit nisim vizitat e planifikuara. Nje nga gjerat me te rendesishme per popullsine e Singaporit eshte ushqimi dhe do ta zbuloni se gatimi ne Singapor eshte kulturë me vete dhe ne kete qytet do shijoni kënaqësitë kulinare që pasqyrojnë ndikimet multi-kulturore, si ai, kinezët, malajsët, indianët dhe Peranakanët . Nje nga vendet kryesore dhe te famshme eshte tregu i Geylang Serai, i cili shtrihet në zemër të komunitetit malaj. Këtu ju mund të shijoni nje nga pijet tradicionale me te famshme dhe me te preferuara në të gjitha kohërave, si Teh Tarik. Vazhdojme vizitat ne Joo Chiat dhe Katong, duke kaluar nëpër dyqanet. Me pas vizitojme Marina Bay, qendren e Kulturës Ushqimore, Tregun e rrugës Bugis, te famshmen Clarke Quay, tregun e hershëm Tiong Bahru, rrugen e Arabeve. Akomodimi ne hotel.

Dita e katertSingapor - Tirana

Mbas mengjesit behemi gati për fluturimin dhe kthim ne Tirane.

Harta e udhetimit

Foto nga Singapori
WhatsApp chat